Analisti politik Albinot Maloku ka deklaruar se çdo propozim i njëanshëm për president pa marrëveshje politike mes partive përbën vullnet për të vazhduar bllokadën institucionale, duke theksuar se kandidati për shef shteti duhet të vijë vetëm përmes konsensusit.
Ai u shpreh se Vjosa Osmani erdhi në postin e presidentes në vitin 2021 si rezultat i mbështetjes së Lëvizjes Vetëvendosje, por sipas tij, pavarësisht synimit për të qenë figurë unifikuese, qeverisja e saj pesëvjeçare ka pasur ngritje dhe zbritje.
Maloku theksoi se nuk sheh asnjë arsye për t’i dhënë asaj një mandat të dytë.
“Çdo propozim i njëanshëm pa një marrëveshje është vullnet për të vazhduar bllokadën. Secili shef shteti që kandion duhet të jetë me një konsensus dhe marrëveshje politike mes partitive”, tha Maloku.
“Vjosa Osmani në vitin 2021 erdhi si pasojë e një fuqie që mori nga VV’ja, por ambicia ka qenë që pavarësisht votave, ajo të jetë figurë unifikuese dhe amplitudat e qeverisjes së saj pesë vjeçare kanë pasë ngritjet e zbritjet e veta. Nuk shoh asnjë arsye për t’i dhënë mundësinë që të jetë prapë presidente e vendit”, shtoi ai për Expose, prodhim i GazetaBlic.
Intervista e plotë:



Të tjera
Lama: Eshtë i nevojshëm një President konsensual, nuk besoj se Kurti përkrah rizgjedhjen e Osmanit!
Ushtarët e KFOR-it kryejnë ushtrime taktike luftarake në Kosovë
Vedat Muriqi bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas