Skandali me vota po del të jetë i madh.
Kjo ka bërë që Kosova të shkojë, me shumë gjasë, në rinumërim të plotë.
Përveç atyre që dyshohet se i vodhën votat, shumë kandidatët ishin të vjedhur.
Por, kush u vodh më së shumti nëpër parti politike?
Më pas edhe Alban Bajrami ka dalur në +98 vota, Hekuran Murati në +95 vota, Shqipe Selimi në +90 vota, Xhelal Sveçla ka mbi 80 vota më shumë se në numërimin e parë, e kandidatë të tjerë.
Shiftra dukshëm më të larta ka në Partinë Demokratike të Kosovës. Aty, shumë kandidatë janë dëmtuar nga vjedhjet e votave.
Të dëmtuar janë edhe Mërgim Lushtaku, Sala Jashari, Arben Mustafa, Bekim Haxhiu e Artan Behrami.
Më 13 janar, KQZ kishte vendosur për rinumërimin e 914 vendvotimeve që i takojnë të gjitha komunave të Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).
Pas rinumërimit, ka dalur se shumë kandidatët kanë humbur mijëra vota, që do të thotë se mundësia për dallavere është e madhe.
Ka kandidatë sikur Fetah Paçarizi në PDK që ka humbur mbi 6 mijë vota, kurse të tjerët, gjithashtu me mijëra. Kryesisht, kandidatët nga rajoni i Prizrenit.
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se, si institucion i Prokurorit të Shtetit, ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Në këtë drejtim, sot, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, me vetiniciative ka lëshuar autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës që të identifikojnë personat përgjegjës, të sigurojnë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim.
Disa prej kandidatëve që u kanë dalur vota më shumë kanë reaguar, duke pretenduar se ata nuk janë të përfshirë.



Të tjera
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qytetarët që kanë pranuar shërbime
Të shkosh në palestër apo të ulesh në kafiteri, përhap më shumë Coronavirusin
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre, nga Polonia