Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministri shqiptar, Edi Rama që erdhi si kundërpërgjigjje ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me organizimin e protestës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi publik në Facebook ‘thumboi’ kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke thënë se disa politikanë përfshirë Ramën duhet të reflektojnë mbi qëndrimet e gabuara të së kaluarës, qëndrime këto që sipas LVV bën të mundur themelimin e Gjykatës Speciale, transmeton KosovaPress.
Sipas LVV, Edi Rama kishte ardhur me helikopter për të bindur palët në proces të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Tutje ai nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e LVV-së duke pyetur Ramën nëse ka ardhur apo jo në Kosovë me helikopter privat për të bindur deputetët e Kuvendit që ta themelojnë Gjykatën Speciale?
Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyer ai themelimin e Gjykatës Speciale? Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë? Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO?”, ka shkruar Manxhuka.
Kujtojmë se me 17 tetor është organizuar protesta në Tiranë e cila po cilësohet si mbarëkombëtare në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Të tjera
Një pije me sheqer në ditë, rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc