Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Shqipërinë

Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Shqipërinë

Në margjinat e Forumit të Sigurisë së Mynihut , ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim trilateral me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, në vazhdën e partneritetit strategjik dhe vizionit të përbashkët për forcimin e sigurisë në rajon, përcjell KosovaPost.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë takimit, gjatë këtij takimi u dakorduan hapa konkretë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke e ngritur atë në një nivel më të strukturuar dhe më të fuqishëm.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua industrisë së mbrojtjes, zhvillimit të kapaciteteve prodhuese në përputhje me standardet e NATO-s për municione dhe sisteme të armatimit, si dhe investimeve strategjike që forcojnë vetëqëndrueshmërinë, rrisin ndërveprueshmërinë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e paqes, stabilitetit rajonal dhe sigurisë më gjerë”, thuhet në njoftim .