Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të enjten është takuar me udhëheqësin e Sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Haluk Görgün.
Sipas Maqedoncit, gjatë këtij takimi, kanë diskutuar mbi modernizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për projektet e prokurimit të zhvilluara me kompanitë turke.
“Në veçanti, shqyrtuam planet për të ardhmen dhe mundësitë e vazhdimit të prokurimit me kompani si Baykar, si dhe shumë të tjera”, ka shkruar ai në Facebook.
Maqedonci, tutje ka theksuar se vizita në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër risitë që ofrojnë kompanitë turke të cilat sipas tij, janë thelbësore për përmirësimin e aftësive të ushtrisë së Kosovës.
“Faleminderit për mbështetjen e deritanishme, dhe jam i entuziazmuar për projektet e përbashkëta që na presin në të ardhmen”, ka përfunduar Maqedonci.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit