Minsitri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Maqedonci dhe ambasadorja Laaksonen kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës e Finlandës, që, sipas tij, në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit.
“Finlanda, si shteti me sistemin më të mirë të arsimit, dhe si vendi me një ndër ushtritë më të përgatitura, për Republikën e Kosovës përbën partner të rëndësishëm për bashkëpunim, andaj u dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, ka shkruar Maqedonci në ‘Facebook’.
Të tjera
Aleanca e fortë me SHBA-në, gjithmonë në dobi të popullit tonë
Kosova duhet të përfshihet si anëtare
PZAP refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj LVV-së për gjoja shkelje të Kodit të mirësjelljes