Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 20 ushtarakeve që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak mallrash pranë kufirit Azerbajxhan-Gjeorgji.
“Në këtë rast fatkeqësie, bashkëndjejmë dhembjen me miqtë tanë turq për rrëzimin e një avioni ushtarak transportues C-130, të Forcave të Armatosura Turke, që po fluturonte nga Azerbajxhani në drejtim të Turqisë. U shprehë ngushëllimet e mia për të gjitha humbjet e pësuara nga ky aksident, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler si dhe autoriteteve turke. Qofshin të bekuar të gjithë ushtarët e Kosovës dhe të Turqisë, në misionet e tyre fisnike për mbrojtjen e vendeve të tyre dhe të paqes”, ka shkruar Maqedonci.
Në një deklaratë të postuar në kompaninë amerikane të mediave sociale X, ministria tha se anëtarët e personelit që humbën jetën ishin nënkolonel Gokhan Korkmaz, major Serdar Uslu, major Nihat Ilgen, toger Cuneyt Kandemir, toger Emre Mercan, rreshter major Nuri Ozcan, rreshter major Umit Ince, rreshter major Hamdi Armagan Kaplan, rreshter major Burak Ozkan, rreshter major Ilker Aykut, rreshter major Akin Karakus, rreshter major Emrah Kuran, rreshter major Ramazan Yagiz, rreshter Emre Altiok, rreshter Berkay Karaca, rreshter Burak Ibbigi, rreshter Ilhan Ongan, rreshter i klasit të parë Ahmet Yasir Kuyucu, rreshter special Cem Dolapci dhe rreshter special Emre Sayin.
“Shokët tanë heroikë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur avioni ynë ushtarak i mallrave C-130, duke u kthyer nga Azerbajxhani, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan. Në emrin tim dhe të gjithë anëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, uroj mëshirën e Allahut për heronjtë tanë të rënë dhe shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të tyre dhe kombit tonë fisnik”, tha ai.



Të tjera
Më 17 nëntor mbahet konferenca Shqipëri-BE për grupkapitullin e fundit në negociatat e anëtarësimit
Miratohet komisioni i KQZ-së për procesin zgjedhor në Mitrovicë, PDK kundër
Ushtari kosovar ak*uzohet për su*lm dhe për*dhunim në Britani, FSK e suspendon