Robotët kanë garuar kundër njerëzve në një gjysmë maratonë për herë të parë.
Rreth 21 robotë humanoidë garuan së bashku me mijëra vrapues rreth kursit 21 kilometra në Pekin, Kinë, të shtunën.
Disa nga robotët që morën pjesë ishin të shkurtër, ndërsa të tjerët ishin pak më të gjatë, përcjell Telegrafi.
Ata duhej t’u ngjanin njerëzve dhe të ishin në gjendje të ecnin ose të vraponin – rrotat nuk lejoheshin.
Roboti fitues ishte Tiangong Ultra, i cili kaloi vijën e finishit me një kohë prej dy orë e 40 minuta, ndërsa fituesi i garës për meshkuj pati një orë e dy minuta.
Por çfarë ra në sy gjithashtu në këtë garë, ishte momenti kur një robot ra në vijën e nisjes dhe u shtri në tokë për disa minuta para se të ngrihej dhe të bashkohej në garë, ndërsa një tjetër u përplas në një parmakë, duke bërë që operatori i tij njerëzor të rrëzohej.
Të tjera
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë