Mario Cenolli: Edon Zhegrova ka mbi 10 oferta, tre prej tyre nga ekipe angleze
Menaxheri i njohur Mario Cenolli foli në një lidhje live nga Anglia për emisionin MAX Sport ku diskutoi mbi të ardhmen e sulmuesit shqiptar, Edon Zhegrova.
Cenolli lavdëroi paraqitjet e jashtëzakonshme të Zhegrovës, duke e cilësuar atë si një lojtar kyç për ekipin e Lille në Francë.
Në përgjigje të pyetjes së moderatorit Altin Sulçe në lidhje me mundësitë e kalimit të Zhegrovës në një ekip tjetër, Mario Cenolli bëri të ditur se sulmuesi shqiptar ka mbi 10 oferta të ndryshme nga klube të njohura europiane. Ai nënvizoi se 3 prej këtyre ofertave vijnë nga klube të Premier League në Angli.
“Besoj se ai do të zgjedhë mundësinë më të mirë për karrierën e tij. Ai ka mbi 10 oferta nga ekipet më të mira të Evropës, dhe vetëm nga Anglia ka tre oferta. Dy prej tyre janë nga klube të La Liga në Spanjë, Juventusi është i interesuar dhe Milani ka treguar gjithashtu interesim për të. Newcastle ka bërë një ofertë, Arsenal ka kërkuar informacione dhe është në radarët e tij, ndërsa West Ham ka bërë gjithashtu një propozim”, tha Cenolli.
Duke folur për karrierën e ardhshme të Zhegrovës, Mario Cenolli theksoi se kalimi në një kampionat si ai anglez mund të përbënte një hap të madh për të, duke pasur parasysh shpejtësinë dhe stilin e lojës që karakterizojnë sulmuesin shqiptar.
“Zhegrova ka një menaxher dhe nuk mund të flas në emrin e tij, por mendoj se Premier League do të ishte një mundësi shumë e mirë për të, duke marrë parasysh karakteristikat e tij si lojtar”, tha Mario Cenolli.
Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të kërkuar të momentit, dhe me formën e tij të shkëlqyer, ai po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha të Evropës.






Të tjera
Trajnerja e njohur Andreja Ojstersek vjen në Kosovë për të udhëhequr kampin për të rinj
Arsyet pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë
Pesë shenjat që paralajmërojnë se hormonet po ndikojnë në peshë