Pas njoftimit për pezullimin e përkohshëm të dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar njohësi i sigurisë, Agim Musliu përmes një postimi në Facebook, përcjell KosovaPost.
Ai ka theksuar se ky zhvillim nuk duhet parë si krizë apo përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, por si një situatë normale që ndodh edhe mes partnerëve më të afërt.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta
Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik Kosovë–ShBA nuk është as prishje e raporteve dhe as dobësim i aleancës sonë – janë gjëra që ndodhin mes partnerëve. Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta: Amerika është mbështetësja më e madhe e sovranitetit tonë, ndërsa Kosova ka popullin më pro-amerikan në botë. Përveç bashkëpunimit të vazhdueshëm politik e diplomatik, kemi marrëveshje konkrete për pajisje ushtarake si helikopterët Black Hawk, raketat Javelin, autoblindat dhe dronët Puma, si dhe programe të përbashkëta trajnimi me Gardën Kombëtare të Iowas dhe mbështetje në sektorin e energjisë e sigurisë kibernetike. Kosova dhe ShBA mbeten të rreshtuara krah për krah, duke mbështetur edhe Ukrainën në luftën për liri – një dëshmi se aleanca jonë është e përhershme, e pathyeshme dhe e palëkundur.
Të tjera
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete
Prania e dërguarit special amerikan, mbrojtje ajrore për Ukrainën
KFOR-i dhe Zyra e BE-së me Memorandum për mbështetje në situata kritike