Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në mesin e shumë marrëveshjeve të mirëkuptimit mes dyja vendeve, u nënshkrua një marrëveshje edhe në sektorin e energjisë.
Firmat aty i hodhën, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, në emër të Kosovës dhe në emër të Maqedonisë së Veriut Sanja Bozinovska, ministre e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Lidhur me këtë marrëveshje detaje ka dhënë Ministria e Ekonomisë përmes një njoftimi.
“Qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në sektorin e energjisë është rritja e sigurisë, përballueshmërisë e qëndrueshmërisë energjetike, ku bashkëpunimi rajonal është kyç”, njofton ME-ja.
“Marrëveshja parasheh, ndër të tjera, iniciativa të përbashkëta në projekte të BRE-ve, si dhe mundësitë e shkëmbimit ndër-shtetëror të energjisë dhe ekspertizës teknike mes ndërmarrjeve tona publike të energjisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha