Riho Terras, eurodeputet dhe raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur vendimin që Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet, transmeton KosovaPost.
“Urime kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur sot falë BE-së! Besoj se kjo është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Shumë e rëndësishme që më pas, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shërbimet shëndetësore dhe arsimore në kornizën ligjore të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen!”, shkroi Terras në platformën X.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës vjen pas një takimi në Prishtinë që kryeministri Albin Kurti kishte me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, të shtunën në mëngjes. Vendimi po ashtu u përshëndet si nga bashkësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga Serbia.
Ligji për të huajt dhe për automjetet filloi së zbatuari më 15 janar por vetëm si një fushatë informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të këtyre ligjeve.



Të tjera
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë
Kurat natyrale kundër kollitjes dhe problemeve me frymëmarrjen
The*rje me thi*kë në Aktash të Prishtinës