Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar sërish ndaj Përparim Ramës, i cili më herët tha se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij, pëcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Murati thotë se marrëzia e Ramës nuk paska kufi, duke deklaruar se kallëzimi penal që ka bërë ky i fundit është i rremë.
Kryetari i Prishtinës publikoi kallëzimin penal të bërë më 7 tetor, lidhur me mosalokimin e mjeteve financiare për Komunën e Prishtinës.
Këtij kallëzimi penal, Murati i reagoi duke thënë se kallëzimi penal është bërë gjatë fushatës dhe se nuk mund t’i hedhë fajin Ministrisë, për mosmiratim të buxhetit të komunës brenda afatit ligjor.
“Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë” u shpreh Murati.



Të tjera
Ulutaş e Vakali biseduan për sigurinë në Kosovë
Distria e artë, ia siguron Kosovës medaljen në Kroaci
Izr@eli refuzon 23 kërkesa për ndihmë në G@za duke lënë miliona mjete strehimi të bllokuara