Masakra e Izbicës, sot pritet fjala përfundimtare në rastin e të akuzuarit Muhamet Alidemajt

Masakra e Izbicës, sot pritet fjala përfundimtare në rastin e të akuzuarit Muhamet Alidemajt

në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seancë në rastin e Muhamet Alidemajt,i cili akuzohet për krime lufte. 

Në seancën e së martës pritet të dëgjohen fjalët përfundimtare të palëve.

Gjykata Themelore në vitin 2024 e pati dënuar Alidemjan me 15 vjet burgim.

Por, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim duke konstatuar se aktgjykimit të shkallës së parë i mungojnë arsyet për faktet vendimtare, të cilat sipas vendimit, nuk janë vlerësuar në mënyrë të plotë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 28 maj të vitit 1999, në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës të Komunës së Skenderajt.