Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut, duke nderuar martirët e saj
Në një mesazh përkujtimor, Begaj theksoi se denoncimi i masakrës 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Sipas tij, ky ndërgjegjësim solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot gëzohet bashkërisht.
Presidenti Begaj u shpreh se kjo masakër nuk mund të harrohet dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, duke nderuar martirët e Reçakut dhe shprehur mirënjohje për aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së