Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Ragip Xhaka, në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, ka kujtuar dhe nderuar ‘‘45 jetët e pafajshme të humbura’’, duke shtuar se ky është një momentet më të dhimbshme të historisë sonë, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë edhe se Reçaku është një thirrje për të punuar pa ndaluar për një Kosovë të drejtë dhe të lirë
Sot kujtojmë dhe nderojmë 45 jetët e pafajshme të humbura në Reçak, një nga momentet më të dhimbshme të historisë sonë. Kjo tragjedi tronditi ndërgjegjen e botës dhe u bë thirrja më e fuqishme për liri dhe drejtësi për Kosovën.
Kujtimi për Reçakun na bën më të fortë dhe më të bashkuar për të ndërtuar një të ardhme të denjë për të gjithë ne.
Lavdi të rënëve dhe respekt të përjetshëm për sakrificën e tyre! /GazetaExpress



Të tjera
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë