Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosje thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndalon “një veprim të nxituar dhe të pajustifikuar që cenoi rendin kushtetues dhe demokracinë parlamentare në vend”.
Partia shton se masa e përkohshme siguron që të mos krijohen pasoja të pariparueshme derisa çështja e kushtetutshmërisë së dekretit të shqyrtohet në themel: “Vendosja e kësaj mase të përkohshme ndaj Dekretit që shpërndau Kuvendin siguron që të mos krijohen pasoja të pariparueshme derisa Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë në themel çështjen e kushtetutshmërisë së këtij dekreti, i cili për bindjen tonë të thellë është antikushtetues”.
Lëvizja Vetëvendosje rithekson se vullneti i qytetarëve nuk mund të anashkalohet apo të zëvendësohet me vendime të njëanshme, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit demokratik parlamentar:
“Presim që vendimi përfundimtar të mbrojë Kushtetutën, rendin demokratik dhe legjitimitetin e institucioneve të Republikës”.
Sipas masës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi mbetet pa aktivitet derisa të shqyrtohet çështja, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të dalë brenda tre javësh.



Të tjera
Katër arsye pse partneri juaj ju nervozon
Vendimi i Kushtetueses hap i rëndësishëm për të parandaluar pasoja – aktiviteti i Kuvendit mbetet i kufizuar
A do të rikthehet Osmani në LDK, ja qëndimi i saj