Dy shtetas kosovarë janë shpallur fajtorë dhe dënuar për mashtrim ndaj sistemit të sigurimeve shoqërore në Austri, në vlerë prej 3.8 milionë eurosh.
Seanca gjyqësore u mbajt të martën në Linz, ndaj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova.
I akuzuari kryesor është dënuar me tre vjet e tre muaj burg dhe duhet të paguajë shtetit 500 mijë euro.
Të dy duhet gjithashtu t’i paguajnë Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), pala kryesore e dëmtuar, shumën totale prej mbi 3.8 milionë eurosh.
E akuzuara e tretë, një grua 37-vjeçare, u lirua nga akuzat për mungesë provash.
Punëdhënësit përdorën dokumente të falsifikuara për të mashtruar sistemin, duke shmangur kontributet që duhej të paguanin.
Hetimi filloi pas inspektimeve në kantieret e ndërtimit në Steiermark, ku u zbuluan parregullsitë. Autoritetet u vunë në dijeni të mashtrimit nga disa punëtorë që paraqitën dokumente të falsifikuara, raporton ORF.at.



Të tjera
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, dyshime për transport ar*mësh
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është shkelje kushtetuese
Raporti historik për duhanin para 57 viteve e radhiste atë si faktorin kryesor që shkakton kancerin në mushkëri