Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Hajrullah Çeku ka vizituar sot lagjen Matiçani në kryeqytet.
Sipas Çekut, Matiçani është një lagje e harruar nga komuna pa ujë në shtëpi, me kundërmim nga kanalizimi që merr rrugët, me rrugë të paasfaltuara e ndriçim të munguar, mes shumë ankesash tjera bazike, transmeton KosovaPost.
“Matiçani është një tjetër dëshmi e domosdoshmërisë së ndryshimit në Prishtinë. Edhe një tjetër lagje e harruar nga komuna, pa ujë në shumë shtëpi, me kundërmim nga kanalizimi që merr rrugët, me rrugë të paasfaltuara e ndriçim të munguar, mes shumë ankesash tjera bazike”, ka shkruar Çeku në llogarinë e tij në Facebook.
Ai premtoi investime konkrete si investime në parqë, kënde për fëmijë, hapësira sportive e komunitare.
“Platforma jonë sjell zgjidhje. Çdo lagje do të ketë investime, parkun, këndin për fëmijë, hapësirat sportive e komunitare, shërbimet bazike aty ku jetojnë qytetarët. Prishtinës i duhet një qeverisje që e përfshin qytetarin në hartim e zbatim të zgjidhjeve dhe i sjell shërbimet në çdo lagje. Lagjet tona do të jenë funksionale”, tha Çeku.



Të tjera
Ushtrimet që mund të bëhen në zyrë
12 gjërat për të cilat nuk duhet t’i kursejmë paratë
Pjekuria e plotë arrihet në moshën 30-vjeçare