Matoshi sqaron çështjen e veteranëve: “Përjashtimi ndodhi në kohën e PDK-LDK, jo me Kurtin”

Matoshi sqaron çështjen e veteranëve: “Përjashtimi ndodhi në kohën e PDK-LDK, jo me Kurtin”

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka komentuar debatet rreth përjashtimit të veteranëve nga paga minimale, duke e lidhur këtë me propagandat që po qarkullojnë në prag të fushatës.

Ajo ka thënë se së fundi ka parë një status të një komandanti që ankohej për këtë çështje, ndaj ka vendosur ta sqarojë vetë situatën. Sipas saj, përjashtimi i veteranëve nga paga minimale ka ndodhur gjatë qeverisjes PDK–LDK (2014–2017), kur – siç thotë ajo – “vet e kishin fshi nenin 18 të ligjit që e lidhte pensionin e veteranit me pagën minimale”.

Matoshi shton se këtë e kanë bërë pas presionit të FMN-së, e cila sipas saj kishte reaguar kur ishte vërejtur rritja e numrit të veteranëve të rrejshëm.

“Lehtë është me ju çmontu. Si ta shoh që është keq, e di që s’ka shanca me ndodhë me Albinin”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Matoshi ka bërë thirrje për mbështetje për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit: “Vazhdojmë me Lëvizjen 116, me kryeministrin tonë si numër 1, e me mu qaty me 43.”

The post Matoshi sqaron çështjen e veteranëve: “Përjashtimi ndodhi në kohën e PDK-LDK, jo me Kurtin” appeared first on Kosovapost.net.