Në Gjykata Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca e radhës në gjykimin për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut.
Seanca është caktuar pasi Kryeprokurori i Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga kjo lëndë.
Në këtë rast, për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit akuzohen dy vëllezërit Dragisha Viqentijeviq dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq.
Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2025, mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq, kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit Kodraliu. Kërkesën e tij e kishin përkrahur edhe mbrojtësit e dy të akuzuarve të tjerë.
Për këtë arsye, ajo seancë ishte ndërprerë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 9 dhjetor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit, në Varagë të Zubin-Potokut.
–>



Të tjera
Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e Kosovës
Padrejtësia “speciale” dhe relativizimi i së vërtetës historike
Mbrojtja e prerë me ZPS-në: S’keni asnjë provë që Jakup Krasniqi ka vizituar vendet e ndalimit