Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare ka mbajtur sot takimin e parë, përcjell KosovaPost.
“Nën udhëheqjen e presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, është mbajtur takimi i parë i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare (OCMG) Prishtina 2030”, thuhet në postimin e KOK-ut.
“Në takim, KOK u përfaqësua edhe me sekretarin e përgjithshëm Besim Aliti dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, komuna e Prishtinës me kryetarin Përparim Rama dhe përfaqësuesin Vllaznim Osmani, MKRS me Fidan Shatrin, u.d. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport dhe Atifete Jakupaj”.
“Përmes platformës online i pranishëm ishte sekretari i përgjithshëm I ICMG, Iakovos Filipoussis”.
Ata njoftuan se në takim u diskutua prezantimi i anëtarëve të OCMG Prishtina 2030, paraqitja e udhëzimeve të ICMG-së deri më 29 korrik 2025, informimi mbi dispozitat e marrëveshjes së Qytetit Mikpritës dhe obligimet e OCMG-së, informacionet mbi Rregulloren e Brendshme të OCMG-së, Informacionet mbi procesin e financimit të OCMG-së sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit (MoU) me MKRS-në, logoja dhe identiteti vizual i Prishtina 2030, u bë diskutim mbi planifikimin e pikave të menjëhershme të veprimit të OCMG-së sipas MoU-së dhe letrave të dërguara nga ICMG-ja, si dhe u fol për menaxhimin administrativ të OCMG-së.



Të tjera
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat
“Sinjalet” që mëlçia dërgon për ndihmë
Granit Xhaka feston fitoren ndaj Evertonit si asnjëherë më parë