Në fushën sportive “Arbëri” në Reçak u zhvillua Turniri Memorial “Ditët e Reçakut”, i organizuar nga të rinjtë e fshatit. Aktiviteti bashkoi sportin, rininë dhe kujtesën kolektive, duke sjellë garë të ndershme dhe emocione sportive, përcjell KosovaPost.
Finalja u zhvillua mes ekipeve Bau Service dhe Mercedes Geti, ku fitues doli ekipi Mercedes Geti. Trofeun për ekipin fitues e ndanë kryetari i Komunës së Shtimes, dr. Qemajl Aliu, dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.
Komuna e Shtimes vlerëson lart angazhimin e të rinjve të Reçakut për organizimin e aktiviteteve që promovojnë sportin dhe ruajnë kujtesën historike.



Të tjera
Pse nuk duhet të hani të vetmuar?
Mbështesim integrimin në BE dhe dialogun
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos