Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës
I njëjti u arrestua dje në Bërnjak, pas deklaratave të tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, fillimisht ishte paraburgosur për 48 orë.
Përfundon seanca për Popoviqin, ende nuk dihet nëse deportohet apo i vazhdohet paraburgimi
Ka përfunduar seanca fillestare për Igor Popoviqin, zëvendësdrejtortin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Deri tani Gjykata Themelore e Prishtinës ende nuk ka dalë me një vendim nëse të njëjtit do t’i vazhdohet paraburgimi apo do të depërtohet nga Kosova për në Serbi.
Popoviq ishte në paraburgim për 48 orë pasi u arrestua për një deklaratë të tijën nxitëse në Hoçë të Rahovecit.
“Vëllezërit tanë janë viktima pasi terroristët e UÇK-së nuk kanë dashur që serbët të jenë në këto treva”. Këtë gjuhë të urrejtjes kundër Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e pati të premten Igor Popoviq në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për këtë çështje duke thënë se zyrtari i lartë i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe do ta marrë dënimin e merituar.
Mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec, momenti kur zyrtari serb Igor Popoviq shoqërohet me pranga për në Gjykatë
IQOS ILUMA i është një nga tre pajisjet më të reja me sistemin e induksionit SMARTCORE™ të serisë IQOS ILUMA i.Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Igor Popoviq, është dërguar në “Gjykatën Themelore” në Prishtinë për seancën dëgjimore sa i përket caktimit të masës së sigurisë.
Ai u ndalua 2 ditë më parë sepse foli kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Rahovec.
Kjo u konfirmua për REL nga zëvendës drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili theksoi se Popoviqi duhet të dalë para një gjykatësi brenda 48 orëve, i cili do të marrë pastaj vendimin për paraburgim ose lirim.
Zyra për Kosovën në qeverinë serbe udhëhiqet nga Petar Petkoviq.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka komentuar rastin Igor Popoviqit, i cili u ndalua mbrëmë në pikën kufitare të Bërnjakut nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Sveçla deklaroi se Popoviqi do të përballet me drejtësinë.
“Do të përballet me drejtësinë, ka bërë një vepër penale, të qëllimshme dhe të papranueshme për ligjin, rendin dhe kushtetueshmërinë të vendit. Do të përballet me ligjin”.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia