Mbappe dhe Endrick udhëheqin sulmin e Real Madrid në Copa del Rey – Ekonomia Online

Mbappe dhe Endrick udhëheqin sulmin e Real Madrid në Copa del Rey

DUSSELDORF, GERMANY – JUNE 17: Kylian Mbappe of France celebrates with teammate Ousmane Dembele after Maximilian Woeber of Austria (not pictured) concedes an own goal after deflecting a cross into his own net during the UEFA EURO 2024 group stage match between Austria and France at Düsseldorf Arena on June 17, 2024 in Dusseldorf, Germany. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Sot është dita e Copa del Rey për Real Madrid, që udhëtojnë për të sfiduar Talavera, skuadër e Primera Federación, në stadiumin El Prado, me kapacitet rreth 4,200 tifozë.

Trajneri Xabi Alonso ka bërë disa ndryshime në formacion, duke pushuar disa nga emrat kryesorë, por duke ruajtur mundësinë që ata të hyjnë nga stoli nëse situata nuk shkon sipas planit.

Në portë, Andriy Lunin merr vendin e Thibaut Courtois, si zakonisht për ndeshjet e kupës. Në mbrojtje, debuton David Jiménez, lojtarë i akademisë së klubit, ndërsa Dean Huijsen luan në qendër të mbrojtjes pranë Álvaro Carreras. Fran Garcia starton në krahun e majtë, ndërsa Raul Asencio mungon për shkak të etheve.

Në mesfushë, Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouaméni qëndrojnë në stol, duke dhënë hapësirë për Franco Mastantuono, Dani Ceballos dhe Arda Guler. Mastantuono fillon për herë të parë pas një periudhe dëmtimi.

Në sulm, Gonzalo Garcia, Endrick dhe Kylian Mbappe janë startues, me francezin që surprizon si titullar.

Formacioni i Real Madrid:
Portier: 13. Lunin
Mbrojtës: 35. D. Jimenez, 24. Huijsen, 18. A. Carreras, 20. F. Garcia
Mesfushorë: 19. Ceballos, 15. Guler, 30. Mastantuono
Sulm: 16. Garcia, 10. Mbappe, 9. Endrick

Me disa nga yjet në bank rezervë dhe të rinjtë që marrin hapësirë, Real Madrid synon të sigurojë një fitore të qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Copa del Rey.