Mbërrin në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës

Mbërrin në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković ka arritur në Kosovë, përcjell KosovaPost.

Ministri Konaković do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Vjosa Osmani.

Prishtina gjatë dy ditëve të ardhshme do të  jetë nikoqire e edicionit të tretë të kësaj ngjarje. Në këtë forum pritet të marrin pjesë mbi 30 panele diskutimi, me mbi 150 folës nga më shumë se 45 shtete.