Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e dëshmorit Hakif Zejnullahu, ku është pritur nga anëtarë të familjes dhe të afërm.
Ish-deputetja dhe mbesa e heroit të kombit, Floreta Zejnullahu, duke folur në emër të familjes, e falënderoi Kurtin për vizitën, por njëkohësisht shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e familjes për situatën me të cilën po përballen ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë.
“Në emër të familjes ju falënderojmë, por edhe ju lusim, sepse për ne si familje është tragjedi kur i shohim bashkëluftëtarët e axhës tim, por edhe të Zahirit, kur i shohim që sot përballen me padrejtësi në Hagë, ku ishte dashur edhe ju si institucione të bëni që ata të kthehen faqebardhë”, u shpreh Zejnullahu.
Ajo ndau edhe një rrëfim prekës familjar, duke kujtuar fjalët e gjyshit para vdekjes: “Gjyshi, para se me vdekë, thoshte se ‘sytë çelë kanë me mbetë, sepse më duket që është djali jem atje’”.



Të tjera
Fara chia, banane dhe mollë për më shumë energji
Ministri Vitia viziton 5 vjeçarin që ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij
Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Arsenal – Leverkusen