Kjo vizitë rikonfirmoi partneritetin strategjik ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së.
Me këtë rast, Gjeneral Major Stephen E. Osborn theksoi se për 15 vjet, ushtarët dhe aviatorët e Ajovës kanë punuar krah për krah me FSK-në, duke kontribuar në ndërtimin e një force të mbrojtjes territoriale të ndërveprueshme me NATO-n.
“Për 15 vitet e fundit, ushtarët dhe aviatorët e kanë punuar krah për krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ndërtuar besim dhe mirëkuptim të përbashkët. Së bashku, ne kemi mbështetur FSK-në drejt një force të mbrojtjes territoriale me NATO-n”, theksoi ai në një fjalë rasti, raporton Gazeta Sinjali. 



Të tjera
Vedat Muriqi bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas
Ftesë nga Trump për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes për G@zën
Ish-ylli shpall kandidaturën për kryetar të KB Prishtinës