Sot në kryeqytetin e Serbisë është planifikuar një tubim i partisë SNS e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq,
Një ditë para tubimit, saktësisht të premten në mbrëmje, ata që po përgatiten të mbështesin pushtetin aktual kanë marrë nga stendat ushqim dhe pije, dhe sipas dëshmitarëve okularë, janë kthyer për të marrë edhe më shumë ushqime.
Kalimtarët dhe ata që janë të detyruar të kalojnë nëpër këtë pjesë të Beogradit dje vunë re se era po i rrëzonte çadrat, dhe gjithashtu fotografuan një stendë me kifle që ishte ngjitur pranë tualeteve publike, raportoi nova.rs.
Megjithatë, të premten në mbrëmje është filmuar se si disa persona që morën pjesë në tubimin e djeshëm, i cili është fillimi i një mitingu treditor, po merrnin ushqim dhe pije falas.
Në pamjet e publikuara në profilin X të një zonje, mund të shihet se disa prej tyre po merrnin edhe paketime me lëngje.
Ndryshe, mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiq.
Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.
Të tjera
Klasat 6-9 nuk kanë nevojë t’i blejnë librat, ato barten nga gjenerata e kaluar
Shqetësuese që të akuzuarit për kërcënim ndaj Kurtit vazhdojnë me të njëjtën gjuhë
Reshjet gati sa nuk fundosin veturat në kryeqytet, banorët ankohen