Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”.
Ai u shpreh hapur në favor të njohjes së shtetit të Palestinë, ndërsa shtoi se i vjen keq që nuk e përmendi Gazën gjatë fjalimit të tij në samitin e NATO-s që u mbajt në Hagë.
“Ne nisëm nga e drejta e popullit hebre për një shtet pas Holokaustit. ‘Një tokë pa popull për një popull pa tokë’ – ky ishte slogani, por ajo nuk ishte tokë pa popull. Aty jetonin miliona arabë, myslimanë. Ata u dëbuan, u përzunë dhe u shkatërruan. Izraeli e nisi kështu jetën e tij,” deklaroi Milanoviq për gazetarët.
Ai shtoi se, ndërkohë që flitet për sigurinë dhe të drejtën për ekzistencë të Izraelit, po injorohet e drejta e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre, një e drejtë që, sipas tij, është e njohur në dokumente ndërkombëtare prej më shumë se shtatë dekadash.
“Nuk mund të sillet sikur kjo nuk ekziston,” theksoi Milanoviq.



Të tjera
Vitamina C ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës
Merrni nga një lugë vaj kokosi çdo ditë për trup të shëndetshëm
444 veprime në dy muaj, aksione për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicë