Procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet jolegale serbe me ato zyrtare të Kosovës, është duke vazhduar.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se interesimi i qytetarëve është mirë.
Ndërkaq sipas Elshanit në katër komunat veriore janë konvertuar deri më tani 1 mijë e 408.
Në Leposaviq janë konvertuar 430 patentë shoferë, në veri të Mitrovicës 465, në Zubin Potok 248 dhe në Zveçan 265.
Afati për konvertimin e targave ilegale në ato RKS do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2024



Të tjera
Shkeljet e hapësirës ajrore turke “nuk mund të justifikohen”, Erdogan i thotë Iranit
Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore `Patriot` në Malatya
Komuna e Prishtinës hap thirrjen për subvencione në blegtori, bletari dhe shpezëtari për vitin 2026