Mbi 100 mijë qytetarë marshuan, të dielën, në Hagë të Holandës, duke kërkuar që qeveria holandeze të ndalojë mbështetjen ndaj Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës.
Sipas organizatorëve, kjo protestë u cilësua si më e madhja në dy dekadat e fundit, me mbi 100 mijë pjesëmarrës, bazuar në të dhënat e Amnesty International dhe organizatave të tjera humanitare.
Protestuesit, përfshirë familje me fëmijë, përshkuan një itinerar 5 kilometra përreth qendrës së qytetit, duke krijuar një “vijë të kuqe” simbolike kundër politikave të qeverisë. Ata kërkuan ndalimin e çdo forme mbështetjeje politike, ekonomike dhe ushtarake ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë përgjegjës për krime të pretenduara në Gaza.



Të tjera
9 ushqimet që nuk duhet të mungojnë gjatë shtatzënisë
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë
Presidenti sllovak të dielën vjen në Kosovë