Dardan Krasniqi, ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë, raporton GazetaBlic.
Krasniqi u shpreh se zhgënjimi me Vetwvendosjen ka qenë ndër arsyet kryesore të largimt të tij nga Kosova, ndonëse për vite të tëra ka qenë një ndër aktivistët më të përkushtuar të saj.
“Apsulutisht ka qenë Lëvizja Vetëvendojse një prej zhgënjeve që kam lëshuar Kosovën. Shumë njerëz më kanë mbështet dhe i falenderoj edhe ata që më kanë mbështet edhe sot që më mbështesin e më shkruajn. Unë për opinionin e kam thënë edhe në studiot tjera që me tri lufta me plagë në trup, me do punë të cilat ia kam pas detyrim vendit tem nuk po du me thënë se e konsideroj shumë modeste me thënë se kam luftu për vendin tim se ka qenë obligim. Kam dasht me dhënë shembullin më të mirë se ka Kosova djem të cilët të rinjët duhet me ndjek këtë shembull që luftojnë për vendin e vet. Është së pari zhgënjimi se cka ka ndodh brenda LVV në momentin që i ka fitu garat dhe ka shku në zgjedhje e ka pru krejt llumin politik të shoqërisë sonë, më vjen keq se është femer por me dal Mimoza Kusari e me shit moral politik është turpi më i madh në këtë shoqëri dhe keqqeverisja”, vlerësoi ai.
Ndër të tjera, ai thekson se asnjëherë nuk i ka kërkuar Vetëvendosjes ndonjë privilegj, ku tregon se ishte i vetmi aktivist që asnjëherë nuk ka marrë mëditje përkundrazi i ka dhuruar ato.
“Kush më njeh e dinë se kurr në jetën time nuk i kam kërku LVV, jam i vetmi aktivist që kurr nuk i kam marr as mëditje, i kam dhënë për me bë ndryshimin e madh në këtë vend, për arsye se ky vend bëhet. Unë tash e tri vite e kam par skandinaviën është vendi më i bukur që egziston në botë Kosova, dhe është shumë i mundshëm me u bë mirë”, tha ai.
Krasniqi tutje tregon se gjatë qeverisjes Kurti ka aplikuar mbi 200 herë për vende pune siç thotë ai me ‘5.2 kg’ dokumente, por nuk është ftuar asnjëherë për intervistim.
“Unë kam ikur pikërisht pse në qeverisjen Kurti mbi 200 konkurse kam aplikuar për vendet e punës edhe më e dhimbshmja është, mbi 200 konkurse. T’i faktoj. T’i faktoj.Edhe a di kush është turpi më i madh? Turpi më i madh se 200 konkurse me 5.2 kg arritje. Me 5.2 kg dokumente, mua një aplikim për punë më ka kushtuar 50 euro, veç me bërë fotokopje edhe me dorëzuar. Edhe më e trushmja ka qenë kur kanë marrë bre njerëz për të cilët kur u privatizua KEK-u në distribuimin KEDS, kanë qenë keqmenaxhera edhe kanë marrë fotografinë e Skënderbeut e kanë çuar në shportë bërllogut. Edhe më e keqja është që merrshin njerëz që ti ja dishe edhe të kaluarën edhe përgatitjen. E unë as në intervistë, me gjithë ato arritje nuk u ftova. Nuk jam ftuar në asnjë intervistim”, u shpreh ai.
Për fund, ai thotë se largimi i tij nga vendi erdhi vetëm për shkak të padrejtësive që ndodhin në vendin tonë.
“Absolutisht, unë kam ikur për shkak të padrejtësisë në këtë vend. Pikërisht për shkak të padrejtësisë. Unë jam një djalë që mundohem fjalën e dhënë me e mbajtu edhe me përçu standard edhe jemi popull i vogël me e duruar gjithë këtë armiqësi”, përfundoi ai për GazetaBlic.



Të tjera
Jashari dhe klubi i tij të parët në Ukrainë, kosovari shënon gol
Ne vendosim vetë për rregullat tona
Xhaka ia “thyen” shtyllën Cityt (VIDEO)