Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm do të rriten edhe shtesat për nënat lehona, në kuadër të politikave sociale të Qeverisë Kurti.
Sipas Muratit, nënat lehona të papuna do të përfitojnë shtesa mujore prej 500 euro për gjashtë muaj, që në total arrin shumën prej 3,000 euro nga shteti.
Ai ka shtuar se kësaj mbështetjeje i shtohen edhe shtesat mujore për fëmijë, të cilat do të rriten në 90 euro në muaj, apo 1,080 euro në vit.
“Pra, vetëm në vitin e parë, nënat e reja do të përfitojnë mbi 4 mijë euro mbështetje financiare nga shteti”, ka theksuar Murati.
Ministri në detyrë ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë do të vazhdojnë të jepen deri në moshën 16-vjeçare, me vlerë vjetore prej 1,080 euro.
Sipas përllogaritjeve të tij, në total shteti do të ndajë mbi 20 mijë euro për secilin fëmijë, nga lindja e deri në moshën 16-vjeçare.
Në fund të reagimit të tij, Murati ka theksuar se këto politika dëshmojnë qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mbështetjes sociale, duke shtuar: “Kur ka pasur këso qeverie më përpara? Mos lësho pe!”.



Të tjera
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova i merr të paktën 10.5 milionë dollarë
Qentë nuhasin kancerin?
Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave