“Nesër, në ora 12:00, me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së, të mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për problemin e furnizimit me ushqim për Ushtrinë e Kosovës. Propozim Rezoluta është e thjeshtë: ‘Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme’. Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidhë këtë çështje. Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar të dielën se janë bërë përpjekje për të siguruar furnizimet, me qëllim që shërbimi ushqimor për personelin e FSK-së të ofrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.



Të tjera
Sekuestrohen 2 kg he*roinë, ar*më dhe mu*nicion në Suharekë
7 detaje që meshkujt i vërejnë heshtazi te femrat
Qeveria e Melonit pëson “tërmet” pas humbjes në referendu, kush janë ministrat që dhanë dorëheqjen