Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, ka vizituar oficerët dhe ushtarët e Gardës Skoceze në kampin “Bondsteel”, të cilët janë vendosur në Kosovë para një muaji si pjesë e angazhimeve të NATO-s.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se kontingjenti është atje për të ushtruar një dislokim operativ si Rezerva Strategjike e KFOR-it.
Ky dislokim sipas tij, tregon aftësinë e Ushtrisë Britanike për të përmbushur angazhimin ndaj NATO-s dhe tregon mbështetjen e tyre për Kosovën dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
“Isha i kënaqur të vizitoja oficerët dhe ushtarët e Rojeve Skoceze në Kampin Bondsteel këtë javë”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.
Të tjera
Epoka e rrugëve pa leje përfundon – Gjilani nis projektet e mëdha me drejtësi dhe rend
Ujku Garues 2025, policia ushtarake e FSK-së fiton vendin e parë
Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë