Mbreti i Britanisë së Madhe Charles III ka uruar Kosovën në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë.
Në letrën e dërguar Osmanit, ai ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, duke theksuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Jam thellësisht i inkurajuar nga forca e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë.Teksa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku në ndjekje të zgjidhjeve domethënëse dhe afatgjata. Bashkëshortja ime dhe unë ju përcjellim përshëndetjet tona më të sinqerta juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për paqe, prosperitet dhe mirëqenie në vitin që vjen”, thuhet ndër të tjera në urimin e tij.



Të tjera
“Me ata që kanë qëndruar pranë Kosovës”, Enver Hoxhaj nga Mynihu për aleancat ndërkombëtare
Nëse nuk ka marrëveshje për VLEN-in, Gashi do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit
Policia e Kosovës arr*eston të kërkuarin nga autoritetet gjermane