​Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të kërkojë shtyrje të afatit për të përfunduar me dëshmitarët dhe për të dorëzuar dosjen paraprake.

Katërmbëdhjetë nëntori ishte planifikuar datë për përfundimin me dëshmitarët ndërkaq, 22 dhjetori për të dorëzuar dosjen përfundimtare.

Pasi përfundoi dëshmia e Jock Covey të enjten më 2 tetor, avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se do të bëjnë një kërkesë për shtyrje të afatit.

Mishetiq: Nuk mund të përfundojmë me dëshmitarët më 14 nëntor

Dixon: Një numër apelesh duhet të merren parasysh

“Mbetet një numër apelesh të cilat duhet të merren parasysh në kuadri ne provave të përbashkëta, dhe në kuadrin e asaj që do të pranohet. E kam fjalën për apelet që kanë të bëjnë lidhur me analizat mjeko ligjore, me përgjimet dhe me dëshmitarët e rregullit 155, desha t’i përmend këto për të thënë që të gjitha duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për afatin kohor, këto vendime duhet të dalin dhe ndikojnë mbi këtë çështje në tërësi”, tha ai.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.