Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut është mbyllur sot nga autoritetet e Kosovës, ndërsa Policia ka sekuestruar dokumentacionin dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh.
Sipas zëvendëskomandantit të Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, njësia kundër krimeve ekonomike ka ndërhyrë në objektin ku funksiononte institucioni paralel serb.
Në vendngjarje përveç policëve të njësisë kundër krimeve ekonomike shihen edhe dhe pjesëtarë të EULEX-it.
Një pjesë e stafit tashmë ka lënë ambientet e objektit, duke marrë me vete sendet personale.
“Ky është një institucion paralel. Kemi sekuestruar dokumentacionin dhe kemi hapur rastin për falsifikim të dokumenteve”, ka deklaruar Elshani.
Të tjera
Kandidati i GUXO-s tërhiqet nga gara për kryetar të Gjilanit
Amerika pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e Qeverisë
Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore