Mbyllet për qarkullim rruga Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut

Mbyllet për qarkullim rruga Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të nivelit të lartë të ujit në një segment të rrugës nacionale Ferizaj–Prishtinë, kjo rrugë është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit, bllokimi ka të bëjë me segmentin që përshkon fshatin Llapnasellë, përkatësisht pjesën nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës, si dhe nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt.

Vendimi për mbylljen e plotë të qarkullimit është marrë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, dhe do të jetë në fuqi për një periudhë të caktuar.

Policia ka njoftuar se qarkullimi i automjeteve do të ridrejtohet përmes autostradës.