Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes pa asnjë golë – Ekonomia Online

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes pa asnjë golë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror mes Kosovës dhe Turqisë.

Portat mbeten të paprekura, por “Dardanët” zhvilluan lojë tejet të mirë duke pasur edhe rastet e veta të cilat nuk i konkretizuan.

Shansi kryesor ishte ai i Fisnik Asllanit, i cili qëlloi shtyllën e portës kundërshtare.