Conor McGregor ka zbuluar mbrëmjen e së shtunës se ndeshja e tij e ardhshme do të jetë ndaj Dan Hooker.
Pas një paraqitje të tij në eventin e Bare Knuckle FC, McGregor tha se ndeshja e tij e ardhshme do të jetë ndaj Hooker më datë 1 shkurt në Arabinë Saudite.
McGregor fillimisht ishte paraparë të bënte rikthimin e tij në kafaz ndaj Michael Chandler në UFC 303 më 29 qershor, por ai ishte detyruar të tërhiqej për shkak të thyerjes së gishtit.
Hooker në ndërkohë ka fituar tri luftat e tij të fundit teksa së fundmi kishte triumfuar ndaj Mateusz Gamrot në UFC 305 më 17 gusht me vendim të ndarë të gjyqtarit.
Para komentit të McGregor të shtunën, Hooker kishte bërë shaka për kundërshtarin e tij të ardhshëm.
“Unë kam një kundërshtar të hershëm vitin e ardhshëm dhe aty jam i fokusuar, ai është një person i ngarkuar. Nëse unë do të kisha numrin e bizneseve dhe ato para, nuk do të mendoj se do më kishit parë pranë kafazit”, ka thënë Hooker.
Irlandezi në ndërkohë ka shpjeguar se po synon një ndeshje me Chandler gjatë një intervistë të martën, por ai gjithashtu po synon një luftë të re para rikuperimit.
“Do të doja që ta caktoja menjëherë me Michael Chandler. Ju e dini, ne kemi pasur mosmarrëveshjen tonë. Nuk është vendosur, ai e ka një ndeshje. Do të doja një luftë para se ai të rikuperohet. Ka pak emra që janë duke u diskutuar”, shtoi McGregor.
Të tjera
Haga i refuzon kërkesën Rexhep Selimit për garanci gjatë marrjes në pyetje
Dikur ministrat e Serbisë mburreshin duke prerë shirita të postës serbe në Graçanicë, sot Kosova e vulos sovranitetin
Banka Botërore mbështeti zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik