Më 16 korrik do të shpallet aktgjykimi ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”.
Në njoftimin e bërë për media nga Dhomat e Specializuara thuhet se seanca do të nis në ora 14:00, transmeton Telegrafi.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.



Të tjera
Su*lme të reja ruse në infrastrukturën civile
Mos e hiqni lëkurën e pulës, doktorët thonë se është e mirë për shëndetin
E gjithë familja në VV, Krasniqi në AAK: S’ia kam kthyer shpinën bacit Gani, jam krahu më i fortë i gjithë familjes