Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me banorët e fshatit Llugaxhi, ku ka përcjellë mesazhe mobilizuese në prag të zgjedhjeve.
Konjufca tha se qytetarët e këtij fshati kanë shprehur qartë mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për kryeministrin aktual, Albin Kurti.
“Sot në fshatin Llugaxhi u takuam me banorët e fshatit. Mesazhi i tyre ishte i qartë: më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë”, ka deklaruar Konjufca.
Ai theksoi se përkrahja e qytetarëve është dëshmi e besimit ndaj qeverisjes aktuale dhe reformave të ndërmarra gjatë mandatit të fundit.
Sipas Konjufcës, Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë takimet me qytetarë në të gjitha anët e vendit, duke prezantuar programin dhe vizionin për mandatin e ardhshëm qeverisës.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin