Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur para banorëve të Pejës planin zhvillimor për këtë komunë, me ç‘rast drejtues të kësaj partie kanë kërkuar ta votojnë Taulant Kelmendin për kryetar të komunës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua para pejanëve se bashkë me Kelmendin, do ta zhvillojnë Pejën, e do të punojnë për realizimin e kërkesave të banorëve të kësaj komune.
“Zhvillimi i Pejës është çështje serioze që ne e marrim si prioritet edhe në Prishtinë edhe në Pejë me Taulant Kelmendin. Taulanti do të punojë edhe shumë edhe ndershëm e me transparencë. Ai do të jetë i afërt me ju. Ai do të ju troket në dyert e shtëpitë tuaja dhe do ju pyes qysh jeni? a keni ujë? a po ju funksionojnë çerdhet? Pejës i duhet një kryetar që dëgjon me vëmendje qytetarët e nuk përton të jetë pranë tyre e me ta. Peja me të do të zhvillohet e rigjallërohet. Nevojat tona bëhen përgjegjësi për ne. Taulanti është mundësia dhe garancia për ju”
Ndërsa, Taulant Kelmendi, kandidat I LVV-së për kryetar të Pejës, premtoi investime në shëndetësi, arsim, infrastrukturë e fusha tjera.
“Sot jemi në balotazh, jemi një hap para fitores së madhe. Sot Peja pret ndryshim, pret drejtësi e mirëqenie. Ju falënderoj që herën e parë e keni votuar ndryshimin. Kemi nisur projekte bashkë me Qeverinë e Albin Kurtit. Rrugën Pejë-Prishtinë jemi duke e bërë realitet. Kemi ndërtuar qendrën e xhudos, kemi planin ta bëjmë Pejën funksionale, qytet të mirëqenies e qytet turistik”, tha ai.
Drejtues të Vetëvendosjes u shprehën se më 9 nëntor do të ndodhë kthesa historike në Pejë.



Të tjera
Tensione në Beograd, Diana Hrka përpiqet të flasë nga Çaciland me muzikë me zë të lartë
Pasojat që birra i shkakton shëndetit tuaj
Parashikimi i motit për të enjten dhe të premten