“Hëna e Gjuetarit” të tetorit, superhëna e tretë e vitit 2024, do të lindë më vonë këtë javë.
Siç raportohet, ajo do të jetë rreth 357,364 kilometra nga Toka – më e afërta këtë vit.
Kjo e bën Hënën e Gjuetarit të këtij viti një hënë të plotë, të quajtur ndryshe si Superhëna.
Zyrtarisht, ajo do të bëhet e plotë më 17 tetor, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa hëna ngrihet, ajo do të jetë rreth gjysmës së rrugës midis Saturnit dhe Jupiterit. Tre netë më vonë, më 20 tetor, hëna do të lindë me Jupiterin.
Hëna e Gjuetarit do të jetë gjithashtu hëna e parë e plotë e vjeshtës këtë vit.
Hëna tjetër e plotë do të ndodhë më 15 nëntor dhe do të jetë e fundit për vitin 2024.



Të tjera
Të paktën 140 ushtarë amerikanë të pla*gosur në luf*të me Iranin
Si të humbni 5 kilogramë pa shkuar fare në palestër
Katër pijet që duhet t’i pini çdo ditë për zemrën