Njëri prej personave më të besueshëm të Kryeministrit Albin Kurti në Prizren dhe po ashtu kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka i cili në listë mbanë numrin 50, ka publikuar një video ku ka renditur disa nga zhvillimet kryesore integruese të Kosovës gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se vendi ka shënuar përparim të dukshëm në raport me Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.
Haskuka ka kujtuar se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe heqja e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës ndodhën në të njëjtën periudhë, duke i cilësuar si sinjale të qarta të normalizimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.
“Dje kur u hap ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, po ashtu u hoqën masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Gjatë qeverisjes Kurti u hoqën edhe vizat, Kosova aplikoi në Bashkimin Evropian, filloi procedurat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe shumë procese të tjera integruese”, ka deklaruar Haskuka.
Sipas tij, këto zhvillime dëshmojnë se nën udhëheqjen e Albin Kurtit, Kosova ka ndjekur një kurs të qartë integrues dhe jo izolues.
“Pra, me Albinin kryeministër, Kosova integrohet, nuk izolohet”, ka theksuar ai.
Në video, Haskuka ka kritikuar edhe opozitën parlamentare, duke thënë se ajo ka bllokuar miratimin e mbi 1 miliard eurove marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, çka sipas tij ka dëmtuar interesat shtetërore.
“Opozita nuk i votoi më shumë se 1 miliard euro marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Të vetmit që po izolohen janë opozita”, ka shtuar ai.
Në fund të mesazhit të tij, Haskuka u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 9 shkurtit të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin për kryeministër.
“Për siguri dhe begati, me 9 shkurt mos lësho pe, voto Albinin për kryeministër”, ka përfunduar Haskuka.



Të tjera
8 shenja që tregojnë se ata po flasin pas shpine për ty
Komisioni për Persona të Zh*dukur jep detaje për mbetjet mortore të mundshme të viktimave të lu*ftës në Rahovec
Kanë qenë të padrejta që në fillim