Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet Serbia ka humbur edhe ndikimin politik edhe atë ekonomik, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se ai ndikim në Republikën tonë nuk kthehet më.
“Me ardhjen tonë në pushtet Serbia ka humbur edhe ndikimin politik edhe atë ekonomik. E ai ndikim në Republikën tonë nuk kthehet më.”, ka shkruar ai.
Ky reagim i tij, vjen pas raportimeve se Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia më 28 nëntor.
Ai tha se sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja e Serbisë në importet e energjisë për vitin 2025 është më pak se 1%.



Të tjera
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9°C