Në emisionin Pressing po diskutohet për betejat kryesore në Kosovë, me theks të veçantë Kosharen, në përvjetorin e 26 të saj.
Komandanti i batalionit diverzanto-vezhgues në Betejën e Koshares, Anton Quni thotë se ka luftuar me ata që Bujar Haradinaj po i quan dezertorë.
Por, Haradinaj duke mos përmendur emra thotë se janë tërhequr në Shqipëri dhe kanë funksionuar atje e jo në Kosovë.
Pjesë nga debati i tyre:
Haradinaj: Mos qel varre me përmen emra të brigadave që skanë funksionu në Shqipëri, Troopojë edhe atje ku keni qenë ju. Brigadat 131 edhe 134 kanë funksionu në zonën operative të Dukagjinit.
Quni: A mundesh me mohu që kanë egzistu brigadat 131 edhe 134 që janë udhëhequr nga Rrustem Berisha e Tahir Zemaj në regjionin e Dukagjinit, këto brigada janë tërhek në territorin e Shqipërise dhe janë stacionu. Janë rikthy në kuadër të informacionit të grupit operativ 3, e që në 11 maj janë emëru 138 të Agim Ramadanit. Nuk mundet askush me i gjbë.
Haradinaj: Thashë, nuk e mohova, thash kanë funksionu në Shqipëru dhe jo në Kosovë.
Latifi: Dezerter është dikush që tërhiqet në luftë dhe nuk kthehet prapë në luftë.
Të tjera
Krasniqi kërkon që Kushtetuesja ta refuzojë ankesën e Listës Serbe
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar