Me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, përfundon procesi gjyqësor

Me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, përfundon procesi gjyqësor

Në Gjykatën Speciale në Hagë me fjalën përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar nga Prokuroria për krime lufte ka përfunduar procesi gjyqësor.

Kryetari i trupit gjykues tha se do të jetë në kontakt me palët për seancën kur do të merret aktgjykimi.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi në fjalën përfundimtare të tyre kundërshtuan akuzat, duke thënë se ata luftuan për liri .

Gjatë këtij gjykimi janë dëgjuar me qindra dëshmitarë.

Prokuroria në fjalën e saj përfundimtare kishte kërkuar dënim me nga 45 vjet për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Ndërsa, nga mbrojta ishte kundërshtuar një gjë e tillë. Pala mbrojtëse kishte kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, që sipas tyre asnjëherë nuk kanë arritur t’i argumentojë akuzat e bëra.

Ish-krerët e UÇK-së ishin arrestuar dhe dërgur në paraburgim në nëntor 2020.